Shkatërrohen 41 vende në Krujë, të gatshme për t’u mbjellë me drogë

16 maj 2020 | 09:54

Policia e Shqipërisë ka organizuar kontrolle masive në zonën e Krujës për të zbuluar vende që po përgatiten për t’u mbjellë kanabis. Në kontroll kanë marrë pjesë Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë. Gjatë kontrollit masiv shërbimet e policisë kanë përdorur disa dronë për ta kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan edhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike./TCH

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. nuk është duke aplikuar…