Edhe pse sot raportoi 9 200 të infektuar, Rusia fillon lehtësimin e masave

16 maj 2020 | 09:57

Gjatë 24 orëve të kaluara Rusia i ka shënuar 9 200 raste të reja të koronavirusit, mbi 1 300 më pak se një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 272 043 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express. Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 119 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga virusi i ri në vendin më të madh në botë shkoi në 2 537.

Pavarësisht prej rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur që ta fillojë lehtësimin e masave të kufizimit, ndonëse në Moskë, ku është shënuar shumica e rasteve, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi disa masa.

Rusia është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, por dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë, ndonëse disa besojnë se shifra zyrtare e viktimave nuk është e saktë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baret, restorantet dhe klubet në shtetin më të madh të…