40 persona humbin jetën nga helmimi me alkool në Meksikë

16 maj 2020 | 10:57

Rreth 40 njerëz kanë vdekur në Meksikën qendrore pasi kanë konsumuar alkol të helmuar. Kjo ngjarje është e fundit e një serie helmimesh në masë nga alkooli, të regjistruara që prej fillimit të izolimit për shkak të Covid-19.

Shumë qytete ndaluan së fundmi shitjet e ligjshme të alkoolit. Në qytetin e Chiconcuautla, në shtetin e Puebla, kryetari Artemio Hernemndez tha të mërkurën, se të paktën 18 njerëz kishin vdekur nga helmimi me metanol. Sidoqoftë, faqja në Facebook e qytetit ka vendosur numrin 25. Qeveria e shtetit Puebla ka thënë se kishte mbyllur dyqanet ku ishte shitur alkooli i dyshuar, dhe konfiskoi rreth 200 litra.

Viktimat mund të kenë pirë alkoolin e kontaminuar, në një shërbim funerali gjatë fundjavës, tha sekretari i brendshëm i shtetit Puebla, David Méndez. Rreth 80 njerëz u mblodhën në këtë ngjarje, megjithë ndalimin e funeraleve në shkallë të gjerë.

Në shtetin Morelos, në jug të qytetit të Meksikës, inspektorët gjetën katër kanaçe me 20 litra alkool. Besohet se ka shkaktuar vdekjen e 15 personave (14 burra dhe një grua) në fshatin Telixtac dhe një qytet aty pranë.

Këto dy incidente janë helmimet më të fundit masive që kanë ndodhur në Meksikë këto javët e fundit.

Në fund të prillit, 25 njerëz vdiqën në shtetin e Jalisco, pasi pinë një markë të lire alkooli të njohur si El Chorrito. Mediat lokale gjithashtu raportuan se shtatë persona të tjerë vdiqën nga helmimi i metanolit kohët e fundit në fshatin Jukatan të Acanceh.

Mbetet e paqartë nëse këto helmime kanë të bëjnë me izolimin e Covid-19.

Autoritetet nuk kanë deklaruar pse njerëzit kanë konsumuar alkool të helmuar. Mund të ketë qenë sepse alkooli i ligjshëm nuk ishte i disponueshëm ose sepse efektet ekonomike të izolimit dhe mbylljes, i kanë detyruar njerëzit të drejtohen në versionet më të lira të alkoolit.

Methanoli është një kushëri helmues i etanolit, i cili është i pranishëm në pijet alkoolike dhe nuk mund të nuhatet ose shijohet. Metanoli shkakton dëmtim të organeve dhe trurit. Simptomat e helmimit përfshijnë dhimbje në gjoks, të vjella, verbëri etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike po vazhdon të…