21 vjet më parë ranë në betejën Koshares heronjtë Thaçi dhe Çerkini

16 maj 2020 | 11:53

Më 16 maj 1999 ranë, në betejën e Koshares, heronjtë e Kosovës, Abaz (Isuf) Thaçi nga Ozdrimi i Skenderajt dhe Hasan (Salih) Çerkini nga Zaskoku i Ferizajt.

21 vjet pas rënies së tyre, ata i ka kujtuar bashkëluftëtari i tyre, Rrustem Berisha, i cili ka thënë se çdo ditë e më shumë vlerat e Abazit dhe të tjerëve do të na bëjnë të krenohemi me të kaluarën dhe angazhimin tonë.

Teksti përkujtimor i Berishës:

 Më 16 maj 1999, dhanë jetën në Betejën e Koshares, Heronjtë e Kosovës, Abaz (Isuf) Thaçi nga Ozdrini i Skënderajt dhe Hasan (Salih) Çerkini nga Zaskoku i Ferizajt.

Sot i përkujtojmë Heronjtë e 16 maj me nderime dhe respekt për sakrificën e tyre.

Kam pasur fatin që Abaz Thaçin ta njoh personalisht që nga Kroacia, në Dellnicë. Abazi ishte ushtarak. Rrjedh nga një familje patriotike që luftën për liri ua kishte lënë amanet bijve brez pas brezi. I pari i kësaj familjeje, Miftar Thaçi, ka qenë bashkëluftëtar i Nak Berishës, Kamer Loshit, Azem Bejtës e shumë trimave që kanë hyrë në legjendë. Babai i Heroit, Isufi, dhe axha i tij, kanë qenë luftëtarë të brigadave shqiptare që luftuan deri në Novi Pazar.

Në qershor 1998, Abazi angazhohet në UÇK, fillimisht në Drenicë, e në fund në Koshare. Suksesi i Betejës së Koshares është i lidhur ngusht edhe me angazhimin dhe kontributin e Heroit të Kosovës Abaz Thaçi.

Qëndresa heroike e luftëtarëve të Brigadës bëri që, pavarësisht sulmeve të shumta, armiku nuk arriti ta rikthejë asnjë pëllëmbë të territorit të çliruar nga UÇK-ja.

Unë jam krenar me luftëtarët e kësaj Betejës së Koshares, me kontributin e dëshmorëve, Abazit, Hasanit e shumë të tjerëve, por edhe të të gjallëve, për heroizmin që kanë treguar në Betejën e Koshares. Suksesi i Betejës së Koshares është një sukses që e bën këtë shtet më të sigurt për të ardhmen.

Çdo ditë e më shumë vlerat e Abazit dhe të tjerëve do të na bëjnë të krenohemi me të kaluarën dhe angazhimin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Abaz Thaçit e Hasan Çerkinit!

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhe koha më në fund erdhi! Pas gjashtë javësh përgatitje,…