Presidenti Thaçi: Moszbardhja e fatit të Ukshin Hotit, dëshmi e natyrës kriminale të shtetit serb

16 maj 2020 | 12:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, në 21-vjetorin e zhdukjes së tij.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se moszbardhja e fatit jetësor të profesor Hotit është dëshmi e natyrës kriminale të shtetit serb.

“Që 21 vjet ende nuk dihet për fatin e profesorit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar kombëtar Ukshin Hoti, i cili e kaloi një pjesë të jetës nëpër burgjet jugosllave dhe serbe. Profesori Hoti që në vitin 1981 përkrahu idenë dhe kërkesën për Republikën e Kosovës, duke u bazuar në të drejtën historike dhe në konceptin e zhvillimit të Kosovës si entitet politik, që nuk mund të mbetej nën administrimin e Beogradit”.

“Moszbardhja e fatit jetësor të profesor Hotit është edhe dëshmi e natyrës kriminale të shtetit serb, që në mënyrë sistematike ushtroi dhunë, burgosje, vrasje, djegie, masakrime dhe gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, veçanërisht në vitet 1998 dhe 1999. Rasti i profesor Hotit dhe i të pagjeturve tjerë janë dëshmi se për të arritur paqe të qëndrueshme duhet të mbyllen të gjitha plagët e hapura nga lufta, të ketë drejtësi për viktimat dhe dënime për përgjegjësit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përvojave të para si trajner në stolat e Livorno,…