Kurti priti në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit

16 maj 2020 | 15:33

Sot më 16 maj, disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit, Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, dhe Mentor Kaçi,  kanë vizituar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga Enver Dugolli dhe Liburn Aliu.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti me mysafirët kanë biseduar rreth kujtimeve për Hotin.

“Biseda mbuloi që prej kujtimeve të burgut deri në rrethanat e inteligjencës politike. Aliu, Ekremi dhe Mentori kanë qenë të dënuar bashkë me Ukshinin në vitin 1981. Enveri dhe Liburni kanë qenë shokët e burgut të Dubravës, prej ku edhe u zhduk Ukshin Hoti. Ali Kryeziu tha dy përcaktime. Ukshini ka qenë ideolog, jo politikan. Sepse nuk mund ta thjeshtosh kurrë kompleksitetin e dijes së tij në analizues rrethanash, por vetëm ta ndeshësh si sintetizues politike. Ai ka qenë pra më shumë se ç’mund të themi për të. Ishte në natyrën e tij, si mendues e veprues, të trondiste çdo konceptim me një artikulim që e përmbyste dëshirën për me u vendos në një marrëdhënie të qetë me kohën”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë me…