Publikohet orari për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte

16 maj 2020 | 15:38

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, ka publikuar orarin për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte

“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bajramit:

Orari për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte

Me qëllim të adresimit të kërkesave të studentëve banues në konvikte, më datë 15.05.2020, me kërkesë të MASHTI-t është mbajtur takim mes përfaqësueseve të MASHTI-t, Qendrës së Studentëve, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përfaqësueseve të Parlamentit Studentor.

Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’iu mundësohet tërheqja e gjërave personale, të mbetura në konvikte.

Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).

Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit. Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve.

MASHTI falënderon të gjithë studentët për maturinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/photos/pcb.1619956928153082/1619956844819757/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 16 maj, disa prej miqve të ngushtë të…