Gjermania, 583 raste të reja me koronavirus

17 maj 2020 | 08:19

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 583 raste të reja të Covid-19, duke e çuar në 174 355 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 33 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 7 914, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Gjermania ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese dhe nga e premtja nisi t’i rihapë restorantet për herë të parë pas dy muajve, me kusht që të respektohet distanca fizike. Njerëzit që jetojnë në dy shtëpi apo banesa të ndryshme mund të ulen në të njëjtën tavolinë, por duhet të mbajnë largësi një metër e gjysmë mes vete.

Punëtorët e restoranteve janë të detyruar të përdorin maska ose mbulesa të tjera për fytyrë, ndërsa mysafirëve u rekomandohet ta bëjnë të njëjtën gjë. Kuvendi rajonal i Berlinit gjithashtu i ka këshilluar restorantet që t’i regjistrojnë hollësitë e klientëve, në mënyrë që ata të mund të përcillen në rast të paraqitjes së ndonjë infeksioni.

Qeveria gjermane e ka shfuqizuar karantinën dyjavore që ishte vendosur në mars për udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera të BE-së. Sidoqoftë, nga ky vendim do të përfitojnë edhe ata që vijnë nga Islanda, Britania, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e masave…