Qeveria që e humbë besimin te Amerika, s’e zë nata ose s’e çel mëngjesi

17 maj 2020 | 08:34

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk e kanë porositur ShBA-në që të rrëzohet qeveria, por ka folur për humbjen e besimit të saj në qeverinë amerikane.

“Në momentin që një qeveri e humb besimin te qeveria amerikane në veçanti, në Kosovë nuk e zë nata ose nuk e çel mëngjesi. ShBA-ja nuk thotë me e rrezu qeverinë, sepse ajo është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran. Nuk ndodhin ato. Nuk guxon askush me fillu me e laku qëndrimin amerikan karshi Kosovës në këtë raport. Por, me vetë faktin se t’i ngrinë fondet, t’i vendosë ministrat në listë të zezë për viza udhëtimi për Amerikë.

“Nuk mund të komunikojë me ShBA-në ashtu siç do ti nëse nuk ka koordinim të politikave dhe angazhimeve konkrete. Janë ngri fondet e Mileniumit, janë ngri disa fonde të tjera dhe kjo ka qenë e mjaftueshme me tregu që këto raporte nuk janë mira”, ka deklaruar Haziri për Reporterin.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit Donald Trump mund ta rifillojë pjesërisht financimin…