Vdes një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes

17 maj 2020 | 11:24

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Sylë Zhitia, i cili është vëllai i heroit Afrim Zhitia.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes është bërë me dije se Zhitia ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit nga një sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë në shtëpinë e vet në fshatin Llugë të Podujevës.

“Në emër të ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvendësministrit Enver Dugolli, sekretarit të përgjithshëm Faruk Geci, komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 260…