Në 21-vjetorin e çlirimit, Haradinaj: Jabllanica ishte strehë e UÇK-së

17 maj 2020 | 11:53

Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e çlirimit të saj, ka kujtuar Jabllanicën.

Haradinaj ka thënë se Jabllanica është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza.

Shkrimi i tij:

Jabllanica, e cila ka rezistuar me armë në dorë plot një shekull, është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza. Ajo ishte strehë e UÇK-së që nga embrioni i saj, nga ku u mobilizuan e u nisën në beteja mijëra luftëtarë lirie.

Jabllanica, me fitorën e madhe të 17 majit 1999, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Në Ditën e Dëshmorëve të Gjakovës, kujtojmë me nderim të gjithë të rënët për liri dhe kontributin madhor që dha kjo komunë në luftën për liri. Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka shprehue ngushëllime familjes…