Kuka kërkon që sporti të rifillojë

17 maj 2020 | 12:13

Pas dy muajve bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se sporti duhet rifilluar.

Kuka u ka dërguar edhe një propozim organeve kompetente në të cilin është planifikuar rifillimi gradual të klubeve të xhudos në Kosovë.

“Merreni seriozisht pjesën më të fortë të imazhit të shtetit e besa edhe mbarë Kombit Shqiptar”.

Postimi i plotë nga Kukës:

Sporti duhet rifilluar …
Merreni seriozisht pjesën më të fortë të imazhit të shtetit e besa edhe mbarë Kombit Shqiptar!

Federata e xhudos ka dërguar te kompetentët se si kemi planifikuar rifillimin gradual të klubeve të xhudos në Kosovë!
Reflektoni karshi Sportit!

Propozimi i dërguar :

RREGULLAT THEMELORE TE SJELLJES

• Pjesemarrja ne stervitje te xhudos duhet te jete gjithmone vullnetare.
• Te gjithe xhudistet duhet te jene te shendetshem.
• Para fillimit te stervitjes secili xhudist (apo prindi,kujdestari) duhet te marr pergjegjesi per shendetin e tij/saj.
• Ne salle do te lejohet vetem nje numer i caktuar i xhudisteve
• Rregullat e xhudos duhet te respektohen rreptesisht
• Pershendetjet dhe lamtumirat duhet te behen rreptesisht vetem duke u perkulur
• Para, gjate dhe pas stervitjes secili xhudist/e duhet te respektoje rregullat e higjienes
– Prinderit dhe spektatoret nuk jane te lejuar ne objektin e trajnimit.
• Partneret duhet te formohen duke marre parasysh vendbanimin e perbashket ( psh.moter me moter ose moter me vella) etj.
• Partneret e perzgjedhur do te regjistrohen.
• Asnje ndryshim i partnereve nuk duhete te behet gjate nje stervitjeje.
• Partneret e trajnimit nese eshte e mundur duhet te mbahen per disa dite/jave.
• Partneret qe formohen do te ushtrojne se bashku per nje periudhe me te gjate kohore nese eshte e mundur.
• Ndryshimi i partnerit duhet te shmanget.
• Kohezgjatja e stervitjeve duhet te shkurtohet per t’u dhene mundesi me shume pjesemarreseve per te ushtruar.
• Trajneri ose mbikqyresi duhet te qendroje ne buze te dyshemese dhe gjithmone te mbaje maske per fytyre.

Pas shfaqjes se pandemise stervitjet vazhduan si vijon dhe kjo faze tashme prej 8 javesh po presim te ndryshoj.

Faza e pare gjate ndalimit te ushtrimit te sportit u zhvillua si vijon :
• Ushtrime te ndryshme sportive
(Stervitje te pavarura pa udhezime)
• Stervitje drejtperdrejte online permes internetit
(Stervitje ne shtepi)
• Stervitje permes udhezimeve me ane te videove

Rifillimi i stervitjeve ne grupe deri 10 persona ne ambiente te hapura

Faza 1 :
18 Maj – 01 Qershor

• Stervitje ne ajer te paster (nen drejtimin e Trenerit/Treneres )
• Te respektohet distanca minimale prej 2 metra
• Rekomandohet te ushtrohet ne grupe deri ne 10 persona plus 1 trener
• Eshte e rendesishme qe klubet te organizojne stervitjet ne grupe pa ndryshime te sportisteve ne menyre qe te njejtat grupe te vazhdojne stervitjet ne salle ne fazen tjeter
• Pershendetjet duhet te behen vetem me ane te perkuljes
• Permbajtja e stervitjeve eshte e kufizuar dhe pa kontakt
( Stervitje fizike,fleksibilitet,kordinim specifik duar e kembe per xhudo )

Faza 2 :

01 Qershor deri ne nje njoftim tjeter

• Stervitje ne salle – 10 persona dhe nje trener/e.
• Respektimi i rregullave te sjelljes dhe higjienes eshte kusht kryesor per rifillimin e stervitjeve ne salle
• Rifillimi i stervitjeve te xhudos ne salle te behet me disa kufizime
• Partneret duhet te formohen duke marre parasysh vendbaninim e perbashket ( psh.moter me moter ose moter me vella) etj.
• Partneret e perzgjedhur te regjistrohen dhe evidentohen per te mos u ndrruar deri ne nje njoftim te ardhshem
• Asnje ndryshim i partnereve nuk duhet te behet gjate nje stervitje

• Rekomandohen stervitje teknike
• Rekomandohen  provimet per breza

Parimisht marr parasysh shume shtete serioze mendimi yne eshte qe sporti seshte marr parasysh sa duhet nga kompetentet dhe shpresojme qe tashme kjo te ndryshoj per te mire.
Federata jone nisjen e planifikon me date 18 Maj e cila nisje rrezikun e ka xero dhe I permbahet saktesisht masave te parapara,prandaj nese edhe pas te gjitha ketyre masave sporti smerret parasysh ateher duhet te gjithe ta dijme e sidomos ne te komunitetit sportive qe sporti po shkaterrohet pa asnje meshire.

Me respekt,
Drejtori Sportiv
Driton Kuka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së, Liburn…