Ja data zyrtare e rikthimit të serialit “Friends”

17 maj 2020 | 12:51

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij viti, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.

Mirëpo, Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë. Teksa të gjithë po qëndronim në pritje, producenti Kevin Bright ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e serialit.

Për shkak të pamundësisë për t’u bashkuar më herët, “Friends” do t’i kemi bashkë në Ditën e Falenderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…