Bayerni mposhti Unionin

17 maj 2020 | 20:22

Bayern Muencheni ka triumfuar me rezultatin 2:0 në udhëtim ndaj Union Berlinit të dielën në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane.

Robert Lewandowski në minutën e 40-të realizoi golin e parë për Bayernin nga penalltia, ndërsa Benjamin Pavardi (81’) dyfishoi epërsinë duke realizuar me gjuajtje me kokë pas një goditje këndore të ekzekutuar nga Joshua Kimmich.

Bayerni pas 26 xhirove kryeson me 58 pikë, katër më tepër se Borussia Dortmundi që zë vendin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në moshën 58-vjeçare u nda nga jeta njëri nga…