Hashimi nuk do ta përfundojë mandatin, do ta nxjerrë biletën për në Hagë

18 maj 2020 | 08:09

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta akuzojë presidentin Hashim Thaçi pasi ky i fundit i bëri thirrje Kushtetueses që të punojë e pavarur nga presionet para se ta marrë vendimin final rreth dekretit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka thënë se është rëndësishme që Kushtetuesja të punojë pa presione nga shoqëria civile, as nga partitë dhe as nga bashkësia ndërkombëtare.

“Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyrë të institucioneve të vendit, në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputetëve që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Por, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, është e ‘sigurt’ se kreu i vendit nuk do ta përfundojë mandatin deri në fund. Madje ajo është e bindur se presidenti Thaçi ‘do të marrë biletën për Hagë’. “Një gjë është e sigurt, Hashimi nuk do ta përfundojë mandatin. Së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimëshe për në Hagë. Një fjalë popullore thotë: ‘Çka të bën vetja s’të bën kurrkush’”, ka shkruar Millaku.

Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi, me pretendimet se veprimet e këtij të fundit përbëjnë shkelje kushtetuese pasi ai nuk mund ta dekretojë një mandatar të dytë, meqë e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për dekretimin që presidenti Thaçi bëri për nominimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër. Kushtetuesja ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 28 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari shëndetësor i qeverisë kineze, Zong Nanshan, tha për CNN…