Rastet e reja me pneumoni të rëndë, por testi u del negativ

18 maj 2020 | 09:02

Kanë nisur t’i quajnë raste misterioze: janë pacientë të cilëve testi i tamponit u del negativ, por skaneri më pas zbulon pneumoni të rënduar, të ngjashme me atë të të prekurve nga Covid-19.

“Këta pacientë janë shumë të ngjashëm me ata të koronavirusit, me ndryshimin që ky i fundit nuk del në provën e tamponit”, shkruan “Corriere della Sera”, duke cituar ekspertë vendës. Sipas tyre, në raste të tilla virusi ka zbritur poshtë, çka do të thotë, siç thekson Mario Balzanelli, se mjekët duhet ta kërkojnë atë më në thellësi.

Sinjalizime për raste të tilla kanë mbërritur prej disa kohësh nga e gjithë Italia, vazhdon e përditshmja e njohur. Përpara disa ditësh, një grup radiologësh në Codogno së bashku me kolegë të Institutit Galeazzi të Milanos publikuan një artikull i cili përshkruante një situatë anormale ku flitej për njerëz në dukje të shëndetshëm, me tampon negativ dhe ndërkohë me pneumoni.

Koronavirusi, me sa duket, sipas tyre, mund t’i dëmtojë në heshtje mushkëritë edhe te personat asimptomatikë. Codogno ishte zona e parë e kuqe e Italisë pas zbulimit të pacientit 1 atje më 20 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar…