Mos u provoftë Kosova ma me një qeveri si kjo

18 maj 2020 | 09:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Berisha në rubrikën Sytë 7 në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka thënë se qeveria Kurti “ishte dështim total në të gjitha temat”.

“Kjo qeverisje ka qenë dështim total në gjitha temat. Kanë bërë me muaj të tërë me bërë qeverinë. Pastaj e kanë prishë vet qeverinë, pastaj jemi detyruar me e shkarkuar qeverinë. Menaxhimi i pandemisë ka qenë dështim total. Kjo sfidë me të cilën s’jemi përballë ndonjëherë na ka gjetë me një qeveri të shkarkuar dhe të papërvojë”, ka thënë Berisha, i cili përgjegjës për vdekjen e të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë i bënë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë Administratës Publike.

“Shkaku i neglizhencës së tyre ka vdekë një djalë në karantinë në konvikte. Po, ka qenë direkt lidhja e Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme, edhe çka e kom dëgjuar babain e djalit dhe në Komision e bëjnë përgjegjës këto dy institucione”, ka shprehur mendimin Berisha.

Ai ka uruar që Kosova të mos përballet me një qeverisje të tillë sikur kjo qeveri.

“Mund të them se PDK-ja dhe AAK-ja është fajtore se ka ardhur në shprehje një qeveri e tillë pa përvojë. Por, kjo është me i vëndu gishtin kokës edhe me punuar më ndryshe me e ndryshuar sistemin. Dhashtë zoti që Kosova të mos sprovohet më me këso qeverie që ka bërë veç sfilata, me mikrofona e me mindila. Ku kishte sukses vraponin veç në konferenca, kurse ku kishte përgjegjësi nuk merrnin përgjegjësi me kërkuar falje, se nuk jemi provuar ndonjëherë”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ishte në mesin e yjeve të ‘A List’…