Daçiqi, Malit të Zi: E njohët Kosovën dhe votuat për anëtarësimin e saj në UNESCO

18 maj 2020 | 11:28

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është gënjeshtër që Serbia është duke u përfshirë në punët e brendshme të Malit të Zi. Përkundrazi, ai ka thënë se shteti serb angazhohet për dialog, paqe dhe stabilitet në Malin e Zi. Ai ka thënë se Serbia është e brengosur për gjendjen e serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejtë legjitime e Serbisë.

Daçiq, duke iu përgjigjur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, se Serbia po përzihet në çështjet e brendshme të Malit të Zi, ka mohuar këtë, duke ia përmendur Podgoricës njohjen e Kosovës. “Është e pafytyrë të akuzohet Serbia për përzierje në punë të brendshme, ndërsa Mali i Zi brutalisht u përzi në punët e brendshme të Serbisë dhe rrënoi integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESKO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës” ka akuzuar Daçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kurrë kushte më të mira nuk kemi pasur në jetë.…