Mjekët në Bruksel i kthejnë shpinën kryeministres

18 maj 2020 | 12:57

Kryeministrja belge Sophie Wilmès nuk është pritur edhe aq mirë nga punonjësit shëndetësor të spitalit Sain-Pierre në Bruksel.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë spital, punonjësit shëndetësor i kthyen shpinën teksa makina në të cilën ajo ndodhej po kalonte pranë tyre.

Qeveria belge ishte kritikuar mjaft shumë nga qytetarët për mënyrën se si e kanë trajtuar krizën e pandemisë së koronavirusit.

Me të mbërritur në oborrin e spitalit, punonjësit u kthyen shpinën automjeteve duke shpërfillur kryeministren dhe stafin e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga nesër (e martë) Galeria Kombëtare e Kosovës do të…