Osmani: S’mund të paragjykojë se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses për dekretin e Thaçit

18 maj 2020 | 15:09

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që nuk dëshiron ta paragjykojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“S’mund të paragjykojë se cili do të jetë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Shpresoj shumë në integritetin profesional të këtyre gjyqtarëve dhe pastaj do t’i shohim veprimet që do të ndërmerren pas atij aktgjykimi”.

“Në momentin që do ta kemi një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, gjithçka do të varet nga ajo. Për momentin është situatë hipotetike”, ka thënë Osmani në konferencë për medie, pas mbledhjes së Kryesisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, ka…