Muriqi është synim i Mourinhos

18 maj 2020 | 17:53

Jose Mourinho, trajneri portugez i Tottenhamit, ka gjetur alternativën për të zëvendësuar Harry Kanen në skuadër.

Mourinho i cili ka kërkuar një sulmues që moti, dëshiron transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, raporton ‘Sabah’.

Ashtu siç ka bërë me dije edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Tottenhami është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga klubi turk për Muriqin.

Struktura e fortë fizike e Muriqit, loja agresive dhe aftësia e lojës në ajër bëjnë që Mourinho ta pëlqejë shumë futbollistin e Kosovës. Por, për Muriqin nuk interesohet vetëm Tottenhami, pasi për të në garë është edhe Lazio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë…