Skocia mbyll kampionatin, Celtic shpallet kampion

18 maj 2020 | 18:14

Skocia ka deklaruar mbylljen e kampionatit për shkak të emergjencës koronavirus, duke shpallur Celtic-un kampion. Pak a shumë si ndodhi në Francë e në disa vende të tjera europiane.

Për skuadrën nga Glasgow është titulli i nëntë kampion radhazi. Në një deklaratë, liga skoceze e futbollit ka njoftuar se klubet kanë votuar unanimisht se nuk ka asnjë prespektivë për të kompletuar sezonin.

SPFL ka shtuar gjithashtu se ka pranuar vendimin e tyre e do të akordojë 8,5 milionë “për ti ndihmuar klubet të qëndrojnë në aktivitet”. Kampionati skocez është ndalur në 13 mars për shkak të pandemisë.

Vendosjet finale të sezonit janë përcaktuar nga mesatarja pikë për ndeshje deri në këtë moment. Celtic e mbylli me 80 pikë në 30 ndeshje, me një mesatare 2,66 pikë. Rangers janë të dytët me 2,31 pikë për ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të…