Kurtishaj: Sapo u mor vendimi për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor

18 maj 2020 | 18:36

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka bërë të ditur se para pak minutash kanë pranuar vendimin nga Ministria e Infrastructures dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor.

“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutash pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor. Falenderojë të gjithë juve që kontribuat që të rifillojë puna, falendeeojë Ministrin për mirkuptim, falenderim për të gjitha mediat për mbështetje dhe korrektësi, sigurisht që puna jonë nuk do të ndalet këtu duke kërkuar lehtësime e mbështetje për sektorin privat”, ka shkruar Kurtishaj në profilin e vet në “Facebook”. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skocia ka deklaruar mbylljen e kampionatit për shkak të emergjencës…