Në orën 02:00 pas mesnate KRU “Prishtina” riparoi defektin e ‘Mirëditës’

19 maj 2020 | 09:34

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është riparuar defekti në njërën nga tri pompat e ujit në rezervuarin e “Mirëditës”.

Sot, sipas KRUP, furnizimi me ujë të pijshëm në pikat e larta të lagjeve, Matiqan, Kolovicë dhe Taukbahçe iu kthye normalitetit. “Pas një pune të jashtëzakonshme, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit riparuan defektin në njërën nga tri pompat në rezervuarin e ‘Mirëditës’. Puna e tyre e shpejtë dhe korrekte bëri që pompa të riparohet në orën 02:00 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spanjë, pothuajse tre të katërtat e vendit përparoi sot…