U infektua dhe ra në koma katër javë, kur u zgjua nuk dinte çfarë është koronavirusi

19 maj 2020 | 09:38

Një pacient me Covid-19, me nofkën “Teflon Man” nga infermierët, pasi mbijetoi një nga qëndrimet më të gjata në kujdesin intensiv, është zgjuar nga koma dhe nuk e di se çfarë është koronavirusi.

Brian Harvey, 69 vjeç, u pranua në spital në Bristol më 21 mars , përcjell portali rtv21.tv. Testet shpejt zbuluan se ai kishte Covid-19 dhe ai u fut në një gjendje kome të induktuar një ditë më vonë.

Por, Brian vazhdoi të luftojë dhe tani është duke u shëruar. Vajza e tij Faye Stapleton, 32 vjeçe, tha:

“Babi ishte në gjendje kome për katër javë. Personeli i spitalit ka qenë jashtëzakonisht i mahnitshëm. Ata shpëtuan jetën e babait tim. Ne nuk mund t’i falënderojmë sa duhet. Ai nuk dinte asgjë për koronavirusin kur u zgjua. Duhej t’ia shpjegonim”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer ngriti çështjen e…