Anton Berisha jep dorëheqje nga AAK-ja

19 maj 2020 | 09:54

Anton Berisha ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), i cili gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt ishte zëvendësministër.

Në një shkrim në publikuar në “Facebook”, Berisha ka bërë me dije arsyet e dorëheqjes.

“Krahas bashkëpunimit të mirë, ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish-kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK, ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.

Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinajt, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike”, ka shkruar ai.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili është kthyer në një prej epiqendrave të pandemisë së…