Kremlini i kërkon Google të fshijë një lajm rreth shifrave zyrtare të viktimave nga Covid-19

19 maj 2020 | 10:06

Rusia i ka kërkuar Google të bllokojë një lajm që hedh dyshime mbi shifrën zyrtare të viktimave si pasojë e Covid-19.

Ky lajm, prodhim i portalit MBKh Media, i referohet një raporti të Financial Times, sipas të cilit, theksohet se Rusia mund të ketë 70 përqind më shumë viktima nga sa ka raportuar si pasojë e koronavirusit.

MBKh Media tregoi të enjten se ishte lajmëruar nga Google përmes një letre, pas një vendimi të marrë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Prokuroria pretendonte se lajmi i publikuar përmbante thirrje për trazira, aktivitete ekstremiste dhe pjesëmarrje në ngjarje publike në kundërshtim me masat e vendosura në Rusi”, tha MBKh Media.

Redaktorja e kësaj medie, Veronika Kutsillo, deklaroi se kërkesa për të fshirë lajmin është një censurë e pastër politike.

Kjo kërkesë erdhi në kohën kur Ministria e Jashtme ruse kritikoi raportin e publikuar nga Financial Times dhe një tjetër histori të ngjashme të publikuar nga New York Times.

New York Times shkruante se numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga Covid-19, ishte më i lartë nga sa raportohej zyrtarisht në Rusi.

Gazeta, citonte Tatiana Mikhailova, një studiuese në Akademinë Presidenciale të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike në Moskë, e cila tregonte se numri i viktimave si pasojë e koronavirusit mund të jetë tre herë më i madh nga sa raportohet zyrtarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anton Berisha ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e…