Për vizitat e Veselit e të Haradinajt në komuna, Kurti thotë: Unë nuk i ndjek ata

19 maj 2020 | 11:31

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dashur t’i komentojë vizitat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, nëpër komuna, edhe pse është pyetur nga gazetarët për lëvizjet e tyre në komuna.

I pyetur nëse kjo nënkupton një ‘fushatë elektorale’, ai ka thënë se është kryeministër në detyrë dhe nuk i ndjek ata.

“Për besë unë nuk i ndjek ata dhe s’di pse po më ngatërroni me ata. Unë jam kryeministër në detyrë”, ka thënë Kurti. Këto komente shefi i qeverisë në detyrë i ka bërë derisa e ka vizituar Qumështoren “Sharri” në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës ka kërkuar që në…