Veseli, Kurtit: Po promovoni një politikë të pafytyrë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të bëjnë çmos për të shkuar deri tek e vërteta për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Veseli ka thënë se drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke përdorur politikë të poshtër për të ardhur me çdo kusht në pushtet.
Sipas Veselit, politika e ka çuar në vdekje Astrit Deharin.
Ai e ka akuzuar lideri e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se është duke promovuar politikë të poshtër, e cila nuk i duhet Kosovës.
“Unë pajtohem me Albinin për një çështje: Politika gjithsesi e ka çuar në vdekje një djalë i cili ka lindur në Zvicër, një djalë që prindërit i ka veprimtarë të lëvizjes. Pra, është e vërtet se politika e ka çuar në vdekje Astritin. Politika e pafytyrë. Kjo politikë veç pushtetin e do. Një politikë që më së paku i duhet Kosovës. Një politikë që je duke e promovuar ti Albin Kurti”, ka deklaruar Veseli.