Nagavci: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses për mandatarin

19 maj 2020 | 22:46

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nagavci në Rubikon në Klan Kosova ka deklaruar se shpreson në vendim të drejtë nga kjo Gjykatë.

“Ne shpresojmë shumë që gjyqtarët të kenë integritet dhe të mos përballen me presion në vendimin e tyre, Vetëvendosje ka pasur kritika edhe më herët por çdo herë ka respektuar vendimin e Gjykatës për këtë lutem që gjymëtarët të japin vendim të drejtë”.

“Është Qeveria Kurti ajo që u ka kthyer dinjitetin institucioneve të Kosovës, Vetëvendosje do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë them se besojë që te ketë një vendim të drejtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përforcimet e mundshme të Manchester United janë temë e zakonshme…