Gjermania, 797 raste të reja me Covid-19

20 maj 2020 | 08:40

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 797 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 176 007 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 83 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8 090.

Gjermania është në mesin e vendeve me shifrën më të lartë të të infektuarve në Evropë, por vazhdimisht e ka mbajtur numrin e viktimave në nivel më të ulët se disa vende të tjera, si Spanja, Italia, Franca dhe Britania e Madhe.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka biseduar të martën me kryeministrat e vendeve të Vishegradit, ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria dhe të gjithë janë pajtuar t’i largojnë në mënyrë graduale kufizimet e lëvizjes dhe kontrollet kufitare sapo të mundësohet një gjë e tillë nga situata e pandemisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kush do të bëhet milioner?” është një lojë kuisi i…