Bali Muharremaj del në terren, regjistron dëmet që bëri breshëri

20 maj 2020 | 08:46

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë sot në terren për t’i vizituar disa prej fermerëve të kësaj komune, serat e të cilëve mbrëmë i ka dëmtuar breshëri. Ai ka treguar se dëme të shumta ka pasur sidomos në fshatin Nëpërbisht, por edhe në fshatra të tjerë të komunës që udhëheq. Muharremaj ka kërkuar mbështetje për bujqit e kësaj ane nga Qeveria e Kosovës. “Rreshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës.Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrishit do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili e ka shënuar shifrën më të lartë ditore të…