Për virusin Korona duhet të përgatitemi edhe në vjeshtë

20 maj 2020 | 09:02

“Pas masave të reja lehtësuese do të ketë sërish shtim të rasteve të të infektuarve, por situata do të jetë nën menaxhim” ka thënë mikrobiologu Lul Raka, i cili ka treguar se kjo rritje do të vijë për shkak të lëvizjes dhe kontakteve më të shpeshta të qytetarëve. Megjithatë, numri i rasteve të paraqitura nuk do ta kalojë kulmin e rasteve prej 79 në muajin e kaluar, ka thënë ai për dokumentarin “Expose”.

“Rritje të lehtë të numrit të rasteve ka me pasë për shkak të qarkullimit më të madh të njerëzve, por nuk besoj se kjo rritje do ta kalojë kulminacionin 79. Kjo krejt përsëri varet prej sjelljes së qytetarëve të Kosovës sepse krejt duhet ta dinë se jeta nuk ka me qenë si më 12 mars, një ditë para rastit të parë dhe duhet të mbahet distancimi social deri në gjetjen e vaksinës. Mirëpo është e qartë se izolimi nuk mund të vazhdojë deri në vaksinë, është e pamundur dhe tani vjen stadi i dytë i lehtësimit të masave. Lehtësimi është hap pas hapi, me pa rezultatet dhe non stop me përcjell lakoren epidemiologjike sepse, nëse nuk i zbatojmë masat, nëse kemi kthim të numrit të rasteve, mund të kthehen përsëri masat e rrepta”, ka thënë Raka.

Raka ka bërë me dije se virusi mund të kthehet sërish në vjeshtë. “Në vjeshtë parashikimet janë në nivel global, sepse virusi nuk do të zhduket. Në vjeshtë do të kemi një numër të madh të njerëzve që janë prekur nga virusi dhe një numër prej tyre që kanë qenë asimptomatikë. Për së dyti ky virus nuk i prek ato që janë prekur një herë. Në vjeshtë do të jemi më të përgatitur, do të kemi kapacitete më të mëdha dhe mund t’ia dalim më mirë dhe gama e epidemilogjisë do të jetë më e ulët” ka bërë me dije Raka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën ekskluzive për Telegraf, Rick Simpson, një nga aktivistët…