Pal Lekaj i sigurt për formimin e qeverisë së re: Kemi mjaft numra

20 maj 2020 | 09:27

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), Pal Lekaj, ka shprehur bindje se do të formohet qeveria e re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së, e që AAK-ja do të jetë në qeverinë e udhëhequr nga Hoti në bashkëpunim me Nismën dhe komunitetet.

Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të jepet më së largu deri më 29 maj, mundëson formimin e një qeverie të re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, “Kosova do të bëhet me qeveri të re”, ka shprehur mendimin Pal Lekaj, i cili është i bindur se i kanë 64 vota për formimin e qeverisë.

“Nuk kemi problem me numra. Kemi numra mjaft. Kemi deputetë që janë të gatshëm të votojnë qeverinë në ardhje (të partive të tjera), të cilët do të votojnë qeverinë nëse na mungojë votat”, thotë Lekaj në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Nuk e them nga cili subjekt, por kjo qeveri do të votohet me 50+1”, ka bërë me dije Lekaj, duke mos treguar nëse i kanë siguruar votat e ndonjë deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës ose Vetëvendosja. “Jam i sigurt, sepse janë mbi 64 deputetë që do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit”, ka shtuar ai.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se në…