Qeveria e re do t’i dyfishojë subvencionet në bujqësi

21 maj 2020 | 08:46

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje ministrit të Bujqësisë dhe komunave që t’i evidentojnë dëmet në bujqësi nga breshëri dhe t’i mbështesin bujqit e dëmtuar.

Në një shkrim në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoti ka thënë se në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë së re është paraparë dyfishim i të gjitha subvencioneve në bujqësi.

“Në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë së re kemi paraparë dyfishim të të gjitha subvencioneve në bujqësi, krahas masave të tjera për mbështetje të kredive bujqësore dhe investimeve publike sisteme të ujitjes. Këto masa në detale do të prezantohen në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, ka shkruar Hoti.

Shkrimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

 Me shqetesim dhe keqardhje po i percjell raportimet per demet ne bujqesi nga bresheri ne disa komuna neper Kosove. Ministri i Bujqesise bashke me komunat perkatese duhet te evidentojne keto deme dhe te shfrytezohen te gjitha mundesite per mbeshtetje te bujqeve te demtuar.

Ne programin per rimekembje ekonomike te Qeverise se re kemi parapare dyfishim te te gjitha subvencioneve ne bujqesi, krahas masave tjera per mbeshtetje te kresive bujqesore dhe investimeve publike sisteme te ujtjes. Keto masa ne detale do te prezantohet ne ditet ne vijim dhe do te miratohen ne mbledhje e pare te Qeverise se re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), Ramush Haradinaj,…