Haskuka mund të kandidojë sërish për kryetar dhe të rilidhë koalicion me LDK-në

21 maj 2020 | 08:51

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të lidhë koalicion sërish me Lidhjen Demokratike të Kosovës në nivel komunal, ku këto dy parti qeverisën së bashku për tri vjet rresht, por koalicioni mes këtyre dy partive u prish.

I pari i Prizrenit ka thënë se pas prishjes së koalicionit në Prizren me LDK-në nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të ri pas kalimit të pandemisë.

“Pasi filloi pandemia COVID-19 ne e kemi pasur problem kryesor këtë dhe politika nuk ka qenë problemi kryesor. Politikën e kemi lënë anash. Tash pas normalizimit të gjendjes duhet t’i kthehemi edhe asaj. Duhet të shikojmë, pasi funksionimi i atij koalicioni ka qenë për asamblenë komunale.

Nëse merremi vesh, pse jo, do të bisedojmë, do të shikojmë”, ka thënë ai, ndërkaq ka raportuar EO. Haskuka, po ashtu, ka thënë se politikën nuk e ka parë si diçka afatgjatë dhe primare, por që në këtë mandat ka parë që ka shumë parregullsi dhe mund të kandidojë edhe për mandatin e dytë për kryetar të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah…