Me këtë fotografi, shefi i OBSh-së në Bullgari i kërkon Kurtit ta mbajë distancën fizike

21 maj 2020 | 09:06

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Bullgari, Skender Syla, i ka sugjeruar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ta mbajë distancën fizike në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. Syla ka publikuar në “Facebook” një fotografi të Kurtit në një konferencë për media në të cilën nuk ka vendosur maskë dhe nuk respekton distancën fizike, pavarësisht prej rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. “Mbani distancën. Coronavirusi është ende i pranishëm. Faleminderit”, ka shkruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…