Pse kryeministrja e Zelandës së Re vlerësohet kaq shumë?

21 maj 2020 | 10:50

Popullariteti i kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është aktualisht stratosferik. Ajo promovon prej kohësh ide politike që janë pothuajse përtej imagjinatës dhe së fundmi u shpreh se do të inkurajojë idenë që punonjësit të punojnë vetëm katër ditë në javë, gjë që ndër të tjera do të ndihmojë turizmin.

Kur u godit nga koronavirusi, Zelanda e Re qe një ndër vendet e para që reagoi në mënyrë të menjëhershme duke numëruar vetëm 21 vdekje deri sot. Drejtimi i Ardern u vlerësua nga populli dhe në një sondazh të fundit, ajo është liderja më e popullarizuar e partisë së saj në më shumë se 100 vjet.

Turizmi është një industri e rëndësishme e Zelandës së Re dhe kryeministrja sugjeroi – jo formalisht – në një video live në Facebook se vendi mund të kalojë në një sistem punësimi me katër ditë pune në javë, gjë që do të nxisë turizmin e brendshëm.

Karantinimi solli padyshim ndryshime thelbësore në punë – shumë punonjës e gjetën veten më produktivë në shtëpi, orët e punës u riorganizuan. Puna vetëm katër ditë në javë do të lehtësojë vështirësitë e prindërve me shkollimin e fëmijëve, do të kalojnë më shumë kohë bashkë si edhe do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e problematikave sociale, që herë-herë janë edhe pasojë e ngarkesës në punë dhe mungesës së pushimeve. Sigurisht që një sistem i tillë nuk është zgjidhje universale e problemeve, por sidoqoftë pritet të jetë më produktiv.

Nuk është çudi fakti që ajo gëzon kaq shumë popullaritet, për sa kohë udhëheqës të shumtë në botë po ndjekin strategji “shërimi”, pra rikthim pas për të përballuar krizën, ndërkohë që Ardern po guxon për të ecur përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ka regjistruar mesatarisht 6.25 vdekje në ditë për një…