Në LDK askush s’ka refuzuar të jetë ministër

21 maj 2020 | 10:51

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i ka komentuar raportimet e disa mediave se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, në të cilën janë diskutuar emrat e ministrave të qeverisë Hoti, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kishte refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së re që po përgatitej.

Gashi ka thënë se ky version është i pavërtetë dhe se askush nuk e ka refuzuar postin e ministrit.

“Në mbledhjen ku unë kam qenë, askush s’ka refuzuar të jetë ministër”, ka thënë Gashi në KTV.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullariteti i kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është…