Bonaventura, afër Romës

21 maj 2020 | 11:06

Bonaventura pritet të vazhdojë karrierën tek Roma. Siç raportojnë mediat në Itali, mesfushori i MIlanit, Giacomo Bonaventura ka arritur marrëveshje tre vjeçare me Romën, e cila duhet të paguajë 2.5 milion euro në vit.

“Corriere dello Sport” shkruan se giallorosët janë një hap para rivalëve të tyre në çështjen e nënshkrimit të Bonaventuras.

Atalanta dhe Torino kanë qenë të lidhur me 30 vjeçarin, i cili është paraqitur 17 herë për “kuqezinjtë” në këtë sezon.

Bonaventura te Milan u transferua në shtator të vitit 2014, për 7 milionë euro, dhe prej asaj kohe, për rossonerët është paraqitur në 171 ndeshje, duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar 24 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës që u ka…