Sveçla takohet me Tërnaven

21 maj 2020 | 17:10

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në këtë takim u bisedua për përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në luftën kundër pandemisë me Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe disiplinë nga të gjithë qytetarët.

“Me këtë rast myftiu Tërnava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-u do të vazhdojë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme. Ndërsa ministri Sveçla falënderoi BIK-un dhe në veçanti myftiun Tërnava, për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektim të masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithëmbarshme për tejkalimin sa më mirë të kësaj situate”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.05.2020 Punime nga palët e treta Gjakovë 1. Në TS…