Abdixhiku: Për 40 ditë do të ndërtohet pjesa e shembur e rrugës për Veternik

21 maj 2020 | 18:53

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se përpjetëza, rruga e dëmtuar kohë më parë në drejtim të Veternikut, do të ndërtohet brenda 40 ditëve.

Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

Kjo përpjetëze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën.
40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur.
40 ditë.
Dita e parë nisi sot.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Lisen Bashkurti Më 20 prill 2020 Këshilli Evropian vendosi…