​Ministria e Financave hap linjë të veçantë informimi rreth pakos emergjente dhe ankesave

21 maj 2020 | 18:55

Ministria e Financave dhe Transfereve ka hapur një numër telefoni pa pagesë 080044440 për informim të individëve/bizneseve lidhur me statusin e aplikacionit të tyre për pakon emergjente, dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave që pranohen në baza ditore.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se thirrjet do të pranohen nga e hëna deri të premten, gjatë orarit të punës 8:00 – 16:00.

Njëkohësisht është hapur edhe email-i: [email protected] për pranimin e ankesave zyrtare nga aplikuesit e pakos së masës 15, të cilëve mund t’iu jenë refuzuar kërkesat.

Ankesat e refuzuara do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual.

Afati i fundit për dërgimin e ankesave është data 15 qershor.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka…