Deputetët do të kenë shumë punë në ditët e para të qeverisë së re
21 maj 2020
| 19:12
I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sot me deputetë e kësaj partie kanë diskutuar për programin qeverisës, ku sipas tij, ishte një diskutim shumë përmbajtësor.
“Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverisë së re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)