Mjeku shqiptar që ka parë studimin: Fëmijët nuk e transmetojnë koronavirusin

25 maj 2020 | 10:19

Epidemiologu Ilir Aliahmeti ka mbushur studion e emisionit “Ditë e Re” me shumë pozitivitet. Ai ka folur për koronavirusin dhe ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimësinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

Ai ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë. Sipas tij, ka dalë një studim i ri i cili pritet të publikohet, e në të cilin dokumentohet se fëmijët nuk e transmetojnë koronavirusin. “Ne e shohim shumë qartë që fëmijët nuk preken, ajo që po shtohet, po them ndoshta sepse ende nuk është publikuar, por di që do të publikohet, se nuk e transmetojnë dot. Kjo do të ishte një e dhënë shumë e madhe sepse kjo do të lironte, le të themi, 1/3 e popullatës në Shqipëri”, shprehet epidemiologu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i veshjeve në SHBA, “Gap Incorporation” po shpejton prodhimin…