Kurti do të mbahet mend për ngarkim-shkarkim të bordeve

25 maj 2020 | 10:29

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për situatën politike që po mbizotëron ditët e fundit në Kosovë. Haliti në rubrikën “Sytë 7” të emisionit të mëngjesit ka komentuar edhe rreth punën e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka thënë se për 50 ditë qeverisje Kurti do të mbahet mend për ngarkim-shkarkim të bordeve.

“Për 50 ditë nuk mundesh me ditë a është kryeministër i mirë apo i keq. Gjatë këtyre 50 ditëve nuk ka bërë ndonjë punë të madhe përveç që e ka bërë diferencimin ideo-politik në institucione, ka ngarkuar dhe shkarkuar borde. Edhe sikur të kishte projekte, nuk do të kishte afat kohor”, ka shprehur mendimin Haliti.

Ish-numri dy i Kuvendit ka folur edhe për vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin për formimin e ekzekutivit të ri. “Presidenti i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatë këtë çështje. Meqenëse ia kanë lënë Gjykatës Kushtetuese me nda pleqërinë, unë nuk kam çka të interpretoj. Meqenëse qeveria është rrëzuar me më shumë se 2/3 e votave, atëherë unë besoj se z.Kurti nuk ishte dashur të vazhdojë të jetë kryeministër, por ta lirojë vendin për zëvendësin e tij dhe të vazhdohet deri në zgjedhje. S’po them veç pse është z. Kurti, por edhe te z. Thaçi edhe te z.Haradinaj. Parlamenti e ka rrëzuar qeverinë dhe Thaçi ka vazhduar të jetë kryeministër derisa është formuar qeveria e re. Ashtu ka ndodhur edhe me Haradinajn”, ka thënë Haliti.

Haliti ka shtuar se të gjithë politikanët në Kosovë formulë kryesore të politikës e kanë pasur nacionalizmin. “Në këto kohë Kosova lëngon nga korrupsioni, nepotizmi dhe këto duhet të rregullohen. Të gjithë politikanët, edhe z. Kurti, edhe z. Thaçi, formulë kryesore e kanë pasur nacionalizmin”, ka deklaruar Haliti

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor: Enrique Anarte Në stereotipat e armikut të qeverisë amerikane…