![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/a-31-600x360-1.jpg)
Pak ftohtë në Kosovë, pak borë në Prevallë
26 maj 2020
| 09:53
Pas rënies së temperaturave ditët e fundit në Kosovë, në viset malore ka nisur të bjerë borë.
Borë ka rënë edhe në mëngjesin e sotëm në Prevallë. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se tashmë bora ka zbritur në tokë.
Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu, parashikohet të mbretërojë edhe sot.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.