![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/era-istrefi-nita-600x360-1.jpg)
Era Istrefi ndan foton me motrën, publiku e krahasojnë me Kim Kardashian
26 maj 2020
| 11:53
Nita Istrefi duket si të ishte një nga motrat e famshme Kardashian!
Këngëtarja Era Istrefi ka postuar në Instagram disa fotorgafi ku shihet duke pozuar me motrën e saj, Nitën.
E fansat në shikim të parë kanë menduar se Era është shfaqur në shoqërimin e njërës prej motrave Kardashian.
Kjo pasi që Nita ngjan shumë me ta, sidomos me Kim dhe kur e shikojmë foton menjëherë na bie në mend ajo.
Era ka shkruar: “Sa e mrekullueshme duket motra ime Nita? Më mungon shumë dhe më mungon të jem në Londër me të”.