Sveçla pret në takim komandantin e KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

26 maj 2020 | 18:18

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

“Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm”, thuhet në njoftimi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ndryshon mendim për Elseid Hysajn. Gazeta “Il Mattino” raporton…