Edhe Newcasteli në garë për Shaqirin

27 maj 2020 | 10:22

Pas Romës, Galatasarayt dhe Sevillas edhe skuadra e Newcastel United është futur në garë për yllin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Mail”.

Reprezentuesi i Zvicrës ka pak hapësira në formacionin e Jurgen Klopp, prandaj largimi në verë është shumë i mundshëm.

Shaqiri ka luajtur për Baselin, Bayern Munchen, Interin dhe Stoke Cityn.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20 për qind…